Arrestohet një person në Graçanicë

Është arrestuar një person në Graçanicë, pasi që ai nga vendpunishtja ka larguar shenjat zyrtare për ndalimin e punës të vendosura nga Inspektorati komunal.
Policia ka njoftuar se njësitet relevante dhe inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/