75 Mall Live Search
10:40 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Arrestohet një person në Istog, sulmoi gruan dhe të bijën

Është arrestuar një person në Istog, pasi dyshohet se ka rrahur gruan dhe të bijën.

Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.84 promilë në momentin e sulmit.

Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.