09:26 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Istog, sulmoi zyrtarët policorë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Istog, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka sulmuar zyrtarët policorë.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/