09:04 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / FR

Arrestohet një person në Kaçanik, vodhi 170 euro në një ordinancë

Është arrestuar një person në Kaçanik, i cili dyshohet se me forcë ka hyrë në një ordinancë dhe ka vjedhur para të gatshme me vlerë 170 euro.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur, kishin hapur me forcë derën e ordinancës së tij dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme në vlerë rreth 170 euro. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.