Arrestohet një person në kërkim, ishte i dënuar me 13 muaj burgim
Drejtoria e policisë së kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, mbrëmë nga veprimet e ndërmarra nga njësitë e stacionit policor- veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar:
– D.K. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 13 muaj burgim për veprën penale: “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.
Ai pas arrestimit nga policia është dërguar në vuajtje dënimi.

