Arrestohet një person në Klinë, dyshohet për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale’
Është arrestuar një person në Klinë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale’.
Njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokale kanë gjetur dhe konfiskuar disa shtëpiza kompjuteri, transmeton Indeksonlne.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/