Arrestohet një person në Klinë, i konfiskohet armatim dhe 10 mijë euro
Në fshatin Grabanicë të Klinës është arrestuar një person.
Siç njofton Policia e Kosovës të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe 18 fishekë të kalibrit 7.65 mm, një pushke automatike AK-47 , një karikator dhe 11 mbajtës të fishekëve dhe 10.000 euro para, transmeton Indeksonline.
Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.