Arrestohet një person në kryeqytet, e rrahu viktimën pas një mosmarrëveshje

Është arrestuar një person në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor i cili më pas është liruar për në shtëpi.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/