75 Mall Live Search
10:02 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / mp

Arrestohet një person në kufi, tentoi t’i fuste katër shtetasë të huaj të Kosovë

Një person është arrestuar dje në pikën kufitare Vërmicë, pasi kishte tentuar t’i fuste ilegalisht katër shtetas të huaj.

 Njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari m/k në të cilën ishin edhe katër persona tjerë shtetas të huaj.

I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa personat që ishin në veturë janë dërguar në Qendrën për azil”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/