Arrestohet një person në Leposaviq, dyshohet për “vjedhje identiteti”

Një person është arrestuar në Leposaviq, nën dyshimin për vjedhje të identitetit. Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmur zëvendës komandanti i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Ky person ka dy identitete, njëri me dokumente serbe dhe tjetri me dokumentacionin e Kosovës. Është bastisur shtëpia e tij në Leposaviq. Është arrestuar dhe i është caktuar masa e arrestit për 48 orë”, ka thënë Elshani./Indeksonline/