75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / k.v

Arrestohet një person në Lipjan, e kishte ngacmuar një femër

Një femër nga Lipjani ka njoftuar policinë se me datën 11 tetor të këtij vitit është ngacmuar nga një mashkull.

Sipas policisë, personi i dyshuar është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si ngacmim ndërsa hetimet po vazhdojnë./IndeksOnline/