75 Mall Live Search
11:48 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / k.v

Arrestohet një person në Lipjan, ishte dënuar me 1 vit burgim për vrasje në tentativë

Nga njësitë e stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës, transmeton IndeksOnline.

Personi  i dyshuar: A. H, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim (1 vit) për veprën vrasje në tentativë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit./IndeksOnline/