08:57 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Arrestohet një person në Lipjan, pengoi policin të kryej punën e tij

Policia e Kosovës mbrëmë, rreth orës 22:45, ka arrestuar një person në qytetin e Lipjanit.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuari pasi që i njëjti gjatë një rasti rrahje ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/