Arrestohet një person në Malishevë për dhunim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur, më 4 mars 2025, rreth orës 11:30, në Malishevë, transmeton IndeksOnline.
I dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka dhunuar viktimën, një femër kosovare, me të cilën kishte qenë në lidhje.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./IndeksOnline/