75 Mall Live Search
09:49 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / k.v

Arrestohet një person në Mitrovicë, e kanosi policin me thikë

Një person ka raportuar në polici se në një lokal në Mitrovicë është sulmuar fizikisht nga një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare), i cili pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.

Por njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në video incizime shihet se ankuesi kishte një mjet të mprehtë-thikë me të cilën dyshohet se ishte duke e kanosur zyrtarin policor.

Njësitet policore kanë konfiskuar thikën, ndërsa lidhur me rasti është informuar prokurori e Inspektorati Policor. Rasti duke u hetuar./IndeksOnline/