Arrestohet një person në Mitrovicë, i gjenden narkotikë
Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë të Jugut, pasi gjatë kontrollit policor tek ai është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Sipas raportit të policisë, tek i dyshuari janë sekuestruar rreth 6 gramë substancë e dyshuar e llojit marihuanë.
Pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE
Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Mitrovicë e Jugut / 08.04.2026 – 00:55. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar 6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

