75 Mall Live Search
09:29 / E Martë, 05 Shtator 2023 / S Z

Arrestohet një person në Mitrovicë, për kultivim të narkotikëve

Një person është arrestuar në Mitrovicë,  për kultivim të narkoikëve, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 24 bimë kanabis sativa, 435 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një telefon celular.

“Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 24 bimë kanabis sativa, 435 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 1 telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/.