Arrestohet një person, në Mitrovicë, për vrasje në tentativë
Është arrestuar një i dyshuar për vrasje në tentativë, në Mitrovicë.
Policia njofton se në orët e pasdites së 25 tetorit 2020, policia në Mitrovicë, ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Vrasje në tentativë”.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në një kafene të Mitrovicës, ku nga hetimet e deritashme thuhet se si shkak i një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar, i cili pas trajtimit mjekësor në Spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.
Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar H. V., 21-vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës
Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale: “Vrasje në tentativë”.