Arrestohet një person në Mitrovicë, u zu duke thyer derën e një lokali
Një person i dyshuar është arrestuar në Mitrovicë të jugut.
Arrestimi i tij u bë pasi i njëjti ishte zënë duke thyer derën e një lokali në sheshin ‘Hasan Prishtina’.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregull, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/