Arrestohet një person në Mitrovicë, ushtronte dhunë ndaj familjes

Një person dje është arrestuar nën dyshimin se ka ushtuar dhunë ndaj anëtarëve të familjes.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
“Një rast me elemente të veprës penale ‘dhunë në familje’ është raportuar në orët e mbrëmjes të datës 04 gusht 2020 në Mitrovicë. Bazuar në deklaratën e viktimës bëhet e ditur se i dyshuari anëtar i së njëjtës familje në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj sajë dhe anëtarëve tjerë të familjes.
Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Mitrovicë, në kordinim me prokurorin e rastit e mbrojtësin e viktimave kanë ndërmarrë veprime të nevojshme në hetim dhe trajtim të rastit.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, tha ai./IndeksOnline/