08:26 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / MSH

Arrestohet një person në Obiliq, kishte vjedhur një biçikletë

Një person është arrestuar dje në Obiliq, me dyshimin se kishte vjedhur një biçikletë.

Rastin në polici e ka lajmëruar ankuesi, pronar i biçikletës.

I arrestuari dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje të tjera.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.