15:30 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një person në objektin e Prokurorisë në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës se djeshme ka ndaluar të dyshuarin L.R, nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte kërcenuar të dëmtuarën V.M, të cilën dyshohet se e kishte marr nga shteti i Malit të zi me qëllim që kjo e fundit, të tërhiqet nga ndjekja penale ndaj tij, pranë kësaj prokurori, për dy veprat penale të “Kanosjes”, për të cilat Prokuroria Themelore në Pejë kundër të pandehurit L.R. me datën 18.10.2018  kishte ngritur dy aktakuza, ku viktimë e këtyre rasteve ishte e dëmtuara V.M. dhe familjarët e saj.

Më tu vërejtur ky fakt, prokurori i çështjes menjëherë ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit L.R. i cili gjendej në hollin e objektit të kësaj prokurorie dhe ndaj tij ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të dyshimit të bazuar se kishte për të kryer sërish veprën penale “Kanosje” nga neni 185 i KPRK-së.

Po ashtu, ndaj të pandehurit, Prokuroria Themelore e Pejës, ka parashtruar kërkesën për caktimin të  paraburgimit, mbi bazën e dyshimit se i njëjti mund të përsëris veprën e njëjtë penale në dëm të dëmtuarës dhe të ndikoj  në rrjedhën normale të procedurës duke përgatitur mbrojtjen në favor të tij. /Indeksonline/