Arrestohet një person në Pejë, bllokoi rrugën e fshatit me zhavorr

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në periferi të Pejës nën dyshimin për uzurpim të pronës së paluajtshme.
I dyshuari u prangos pasi kishte bllokuar rrugën e fshatit me zhavorr.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.
fotoilustrim