Arrestohet një person në Pejë gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje

Një person është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai tha se i njëjti ishte i kërkuar edhe më herët për veprën penale “grabitje”.
“Personi i cili ka qenë i kërkuar për veprën penale ‘grabitje’ me një barnatore në lagjen Velanishte në Pejë, më herët është arrestuar. I njëjti është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer edhe një vepër penale ‘grabitje’”, tha Nikçi
Tutje, ai tha se pas arrestimit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë./Indeksonline/