75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 02 Qershor 2026 / Z S

Arrestohet një person në Pejë, i sekuestrohen LSD, metamfetaminë, ketaminë dhe armë pa leje

Një person është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Postën e Kosovës dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Gjatë operacionit të zhvilluar në Pejë, tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar substanca të ndryshme narkotike, përfshirë rreth 2 gramë metamfetaminë, 60 copë LSD, 2 gramë ketaminë, 25 tableta Xanax dhe 20 tableta ekstazi.

Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri pa leje.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.