11:28 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person, në Pejë, iu gjet në bagazh një dhi e vrarë dhe arma me 17 fishekë

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor  në Pejë, më 4.11.2019 rreth orës 19:00, në Pejë, përderisa zyrtarët policorë ishin në një pikë te barriera e pylltarisë kanë ndaluar një person i cili ishte duke drejtuar  një veturë me targa të huaja.

Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një armë me dylbi, 17- copë fishekë të së njëjtës armë, 19- fishekë të kalibrit 12 mm dhe një kafshë (dhi e egër) e vrarë, e cila është e mbrojtur me ligj.

I dyshuari: P. L.  i lindur   1984 m/k/sh, është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet në procedurë të rregullt.