Arrestohet një person në Pejë, iu gjet në shtëpi një armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Pejë, pasi gjatë kontrrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur armë zjarri
Sipas policisë, janë sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe një boks hekuri.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Radavc, Pejë 21.08.2024-10:00. Njësiti i hetimeve me urdhër të prokurorit kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe një boks hekuri. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Indeksonline/