Arrestohet një person në Pejë, iu gjetën 64 paketime heroinë
Policia rajonale e Pejes ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë, i cili është kapur duke shitur substanca narkotike.
Sipas policisë, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur disa paketime narkotikësh, transmeton Indeksonline.
Më poshtë njoftimi i policisë:
Njësitet e stacionit policor në Pejë, me datën 12.05.2019 rreth orës 20:35, në Rr. Lekë Dukagjini në Pejë, kanë vepruar menjëherë bazuar në informata se një person është duke shitur substancë narkotike.
Është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime të vogla substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë. Gjatë kontrollimit të shtëpisë i është gjetur dhe konfiskuar gjashtëdhjetë e katër (64) paketime substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë dhe 2 (dy) radiolidhje.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura ter mëtutjeshme. /Indeksonline/


