14:24 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Pejë, në shtëpinë e tij konfiskohen armë

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i hetimeve i Stacionit policor në Pejë, asistuar edhe nga njësite të tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë, më 21.01.2020, kanë zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar, M. P. i lindur me 1961 m.k.sh, janë gjetur dhe janë konfiskuar:

•             një (1) pushkë gjysmë automatike M47

•             një (1) pushkë ajrore

•             një (1) pistoletë me gaz

•             një (1) armë e gjatë e dëmtuar

•             një (1) tytë e armës automatike e dëmtuar

•             dy  (2) pjesë të armëve të gjata

•             katërmbëdhjetë (14) fishekë

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e Stacionit policor në Pejë, për të vazhduar procedurat e mëtejshme ligjore, thuhet në njoftimin për mediat./Indeksonline/