75 Mall Live Search
10:05 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / k.v

Arrestohet një person në Pejë pasi sulmoi fizikisht një grua, i sekuestrohet edhe arma

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:30, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit zyrtar, viktima, një femër kosovare, ka pranuar trajtim mjekësor pas sulmit.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/