Arrestohet një person në Pejë pasi tentoi të vazhdoi punimet pa leje
Dje gjatë orës 14:00 policia në rajonin e Pejës ka arrestuar një person i cili në një objekt që është i ndërtuar pa leje kishte hequr shenjat e vendosura nga inspektorët e urbanizmit.
Pasi i ka hequr shenjat ka vazhduar punimet pa leje, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorisë është dërguar në mbajtje./Indeksonline/