10:45 / E Hënë, 18 Janar 2021 / k.v

Arrestohet një person në Skenderaj, kapet me pushkë gjuetie pa leje

Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi që tek ai është gjetur dhe konfiskuar  një armë –pushkë gjuetie pa leje dhe dy fishekë të kalibrit 12mm.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën në orën 12 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/