22:37 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Pejë që kërcënoi me armë në një kafiteri

Me datën 24.08.2019 rreth orës 15:45 Policia ka pranuar informacion se  ishte një problem në rr.‘Hasan Prishtina’ në Pejë, përkatësisht me një kafitëri.

 Një person i dyshuar, shtetasi sh/K me inicialet Y.G.(1994) kishte ekspozuar armën duke kanosur viktimën shtetasin shqiptar Kosovar, punëtor në ketë kafitëri.

Reagimi policor ishte i menjëhershëm, edhe pse i dyshuari kishte arritur të largohej nga ky lokacion, policia arrin ta kapë të njëjtin, kthen në vendin e ngjarjes për të gjetur edhe armën me të cilën kishte kanosur viktimën.

Arma është gjetur e fshehur prapa ulëseve ku kishte qëndruar i dyshuari. Është konfiskuar arma e tipit ‘ Gap’ cal. 8mm, 1 karrikator, 1 fishek 9mm nga Njësiti i Hetimeve dhe i dyshuari është shoqëruar për në stacion, dhe pas intervistës nga hetuesit me urdhër të Prokurorit shtetit ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejme.