75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 23 Janar 2024 / L K

Arrestohet një person në Pejë, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Policia e Kosovës njoftoj se ka arrestuar një person në Pejë dje rreth orës 16:00, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshje që kishin pasur.

I njëjti gjithashtu ka tentuar të sulmoj edhe djalin e tij.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe ka tentuar ta sulmon edhe djalin e tij . Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.