75 Mall Live Search
09:12 / E Premte, 19 Korrik 2024 / L K

Arrestohet një person në Pejë, sulmoi fizikisht disa zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi ai kishte sulmuar fizikisht disa zyrtarë policorë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai kishte sulmuar verbalisht e më pas edhe fizikisht zyrtarët policorë gjersa ata ishin duke u marrë me të lidhur me një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, shkruan IndeksOnline.