75 Mall Live Search
09:55 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në pikën kufitare ‘Han të Elezit’

Në pikën kufitare Hani i Elezit është arrestuar i dyshuari shtetas i Maqedonisë.

Ai në hyrje në Republikën e Kosovës, me veturën e tij me tabela të huaja, gjatë kontrollimit ka prezantuar dokumentin e sigurimit kufitar i cili dyshohet se është falsifikuar.

 I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/