Arrestohet një person, në Podujevë, për sulm seksual

Një person është arrestuar të martën në Podujevë, pasi që ai dyshohet se kishte kryer veprën penale “Sulm seksual” ndaj viktimës femër.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“SULM SEKSUAL Podujevë / 28.05.2024 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se ai e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.