75 Mall Live Search
18:52 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Arrestohet një person në Pozhoran, posedonte lëndë narkotike

Në fshatin Pozhoran, të komunës së Vitisë është arrestuar një person nën dyshimin e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij hetuesit policor kanë hyrë pas tij në oborrin e shtëpisë së tij ku ai është hasur duke i fshehur katër (4) paketime ( doza ) me substancë te dyshuar narkotike.

Ky është njoftimi i plotë:

“Në Pozhoran Arrestohet i dyshuari per veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge Neni 267″ Me 18 shkurtē 2021, Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë , gjatë patrollimit në rrugën Pozheran –Viti, kanë vrejtur të dyshimtin banor i fshatit Pozhoran pranë shtëpisë se tije. I dyshimti në momentin që ka vrejtur Policin ka filluar të ikë. Hetuesit policor kanë hyrë pas tijë ne oborrin e shtëpis së tijë ku ai eshte hasur duke i fshehur katër (4) paketime ( doza ) me substancë te dyshuar narkotike . Me pase me urdhër te Prokurorit te Shtetit dhe ne bashkëpunim me njesitin anti Drog nga Shtabi Qendror është bastistisë shtëpia dhe objektet përcjellëse ku pase shtëpisë se personit te dyshuar është gjetur dhe sekuestruar në dy kavanoz prej qelqi nje sasi e substancës se dyshuar narkotike njëqindë e njëzet e shtatë( 127) paketime (doza ) me substance te dyshuar narkotike”./Indeksonline