Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet kokainë

Sot rreth orës 02 e 30 minuta, në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë, policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin Rr.K., (1985) tek i cili ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të kokaines, shkruan IndeksOnline.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësua rastin dhe ka udhëzuar që rasti të shkojë në gjykatë në procedurë të rregullt./IndeksOnline/