Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ka dhunuar një të mitur

Një i dyshuar, mashkull kosovar, është arrestar në Prishtinë, pasi dyshohet të ketë dhunuar viktimën, femër kosovare, e cila është e mitur.
Policia bën të ditur se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur më 17 shtator, rreth orës 15:00.
I dyshuari është intervistuar nga organet hetuese.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.