21:44 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Prishtinë, gjuajti me armë pasi iu martua vëllai!

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Të shtënat me armë janë shënjuar pikërisht në rrugën ’24 maji’ në Arbëri ku edhe po mbahej një aheng familjar. Pas marrjes së informacionit, Njësiti i Policisë së Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë identifikuar dhe kontaktuar të dyshuarin i cili më pas ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri në shenjë gëzimi për martesën e vëllait, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes policia ka arritur të gjejë një armë zjarri të kalibrit të shkurtër prodhim italian, një karikator, pesë gëzhoja dhe një fishekë. Me këtë rast në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Njësiti i Forenzikës të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Siç mëson Indeksonline arma në fjalë është konfiskuar dhe i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor për intervistim dhe pas më pas është liruar.

Lënda është proceduar në procedurë të rregullt./Indeksonline/