75 Mall Live Search
08:36 / E Hënë, 25 Maj 2026 / KV

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet kokainë

Një person është arrestuar në Prishtinë për posedim të paautorizuar të narkotikëve, transmeton IndeksOnline.

Rasti ka ndodhur më 24 maj 2026, rreth orës 14:10, në rrugën “Fahri Fazliu”, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit trupor tek i dyshuari, mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 5 gramësh.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./IndeksOnline/