75 Mall Live Search
08:42 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / MSH

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjeten 20 qese me narkotikë

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë, pasi tek ai u gjet një sasi e konsiderueshme e narkotikëve.

Dje rreth orës 15:20, njësitet hetuese të policisë, me urdhër të prokurorit, kryen bastisje në shtëpinë e një të dyshuari, ku u gjeten dhe konfiskuan 20 qese me kokainë, shkruan IndeksOnline.

Sasia e përgjithshme e substancës ishte në peshë prej 10.3 gramësh.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”./IndeksOnline/