75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / S Z

Arrestohet një person në Prishtinë, kërcënoi familjarët e ish të dashurës

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka shqetësuar me mesazhe ish të dashurën si dhe ka kërcënuar familjarët e saj.

“Prishtinë  29.11.2023 – 14:30.   Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi është ndarë nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje, i njëjti  në vazhdimësi është duke e shqetësuar me mesazhe si dhe i ka kërcënuar familjarët e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.