75 Mall Live Search
09:44 / E Diele, 21 Mars 2021 / OSH

Arrestohet një person në Prishtinë, kërcënoj policin deri sa po ja shkruante dënimin për mos respektim të masave

Të premten mbrëma është arrestuar një person në Prishtinë.

Sipas raportit policor, deri sa Policia po shkruante dënime për mos respektim të masave në një lokal, i dyshuari ka kërcënuar me fjalë zyrtarin policor, transmeton Indeksonline.

Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 19.03.2021 – 23:16. Deri sa njësiti policor ka qenë në një rast për prishje të rendit dhe qetësisë publike, në një lokal ku kishte shumë njerëz, duke u shqiptuar tiketa për mos respektim të masave anti-Covid, një i dyshuar ka kanosur me fjalë një zyrtar policor. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe në konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Indeksonline/