10:35 / E Shtunë, 20 Prill 2024 / FR

Arrestohet një person në Prishtinë, ngacmoi seksualisht një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar së është arrestuar një person në pasi ky i fundit dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë.

Këtë rast e ka raportuar në polici nëna e viktimës.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, i ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Indeksonline/