11:48 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Prishtinë pasi shiti bileta të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuat se gjatë ditës se djeshme është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte qenë duke shitur bileta futbolli në tregun e zi.

Nga i dyshuari janë konfiskuar 6 (gjashtë) bileta të dyshuara për falsifikim.

Ndërsa, në stacion policor janë paraqitur katër ankues shqiptarë, të cilët kanë deklaruar se nga i dyshuari kishin blerë bileta në shuma të ndryshme dhe më pas kishin kuptuar se biletat ishin të falsifikuara. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.