Arrestohet një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje dhe kanosje
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe kanosje, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit policor rasti ka ndodhur, më 15 mars 2026 rreth orës 12:00, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte kanosur disa viktima kosovarë.
Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurtër me 16 fishekë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë./IndeksOnline/

