Arrestohet një person në Prishtinë për ‘Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka ndërmarrë veprimeve hetimore dhe operacionale në Prishtinë.
Gjatë këtij operacioni ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili përmes rrjetit social ka abuzuar me një fëmijë si dhe ka shantazhuar se do t’i publikojë përmbajtjet e papërshtatshme.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/