75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / S Z

Arrestohet një person në Prishtinë për keqperdorim të kartelave bankare

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që dyshohet se ka keqperdorur kartela bankare.

Personi i dyshuar është arrestuar në momentin e pranimit të mallit, i cili dyshohet se është blerë me kartelë të huaj, e cila është përdorur në mënyrë të paautorizuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është ndaluar  në momentin e pranimit të mallit  i cili dyshohet se është blerë  me kartelë bankare të huaj, duke u përdorur në mënyrë të paautorizuar.  Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij  si prova materiale janë sekuestruar:  një telefon , një llap-top, dy fletë porosi dhe dy kuponë fiskal. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e  policisë./Indeksonline/